ShBA-ja tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aplikuar edhe zyrtarisht për tërheqje nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, të cilën e kishin njoftuar në vitin 2017.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në një komunikatë me shkrim të bërë në lidhje me çështjen tha se “Presidenti Trump vendimin për tërheqje nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e mori për shkak të barrës që ajo paraqet për popullin amerikan, taksapaguesit dhe bizneset”.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë që dalja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja do të gjejë një vit në përputhje me procedurat e nevojshme.

Presidenti Donald Trump më 1 qershor 2017 gjatë një konference për shtyp të organizuar në Shtëpinë e Bardhë njoftoi se ShBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën të nënshkruar nga 190 vende.

Duke e mbrojtur qëndrimin që “marrëveshja nuk synon luftën kundër ndryshimeve klimaterike, por u siguron avantazh ekonomik vendeve tjera ndaj Amerikës”, Presidenti Trump pretendoi se kjo do të shkaktojë humbje 3 trilionë dollarë ekonomisë amerikane dhe mbetje pa punë të 6,5 milionë njerëzve.

Marrëveshja për Ndryshime Klimaterike e miratuar gjatë Konferencës së 21-të të OKB-së të Palëve për Ndryshime Klimaterike (COP21), që u mbajt në dhjetor 2015 në kryeqytetin Paris të Francës, u nënshkrua në prill 2016 nga mbi 190 vende të botës.

Qëllimi kryesor i marrëveshjes, mbështetësi më i madh dhe udhëheqësi i negociatave të së cilës ishte paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, është përcaktimi i kufirit të rritjes së temperaturës mesatare globale midis 1,5 dhe 2 gradë deri në fund të shekullit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne