Turqia kap në Siri motrën e Bagdadit

Drejtori i Komunikimeve Fahrettin Altun në një postim që ka bërë në llogarinë e tij ne «Twitter» në lidhje me këtë zhvillim shkruan:

“Turqia e vazhdon pa ndërprerje luftën e saj kundër terrorizmit pa bërë dallime në ideologjinë dhe burimin e terrorit. Kapja e motrës së Bagdadit është një tjetër shembull i operacioneve tona të suksesshme në përballjen me terrorizmin. Është e padiskutueshme vendosmëria jonë për të nxjerrë para drejtësisë ata që synojnë të terrorizojnë njerëzit tanë dhe të destabilizojnë rajonin tonë. Kundër Turqisë zhvillohen fushata të shumta shpifëse në lidhje me vendosmërinë tonë në luftën kundër DAESH-it. Turqia kryeson çdo lloj përpjekjeje kundër terrorizmit. Nuk duhet të ekzistojë as dyshimi më i vogël për bashkëpunimin tonë në një luftë të fuqishme kundër terrorizmit, bashkëpunim që ne e kemi ndërtuar me partnerët tanë që mendojnë si ne në këtë çështje”.

Më herët ishte raportuar se motra e Bagdadit, Awad ishte kapur brenda një kontejneri në Azez bashkë me bashkëshortin, nusen dhe 5 fëmijët e saj. Qyteti i Azezit ndodhet brenda zonës ku Forcat e Armatosura Turke(TSK) zhvillojnë operacionin «Mburoja e Eufratit» në Siri./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne