Banorët e Zall Herrit sërish në protestë, bllokojnë me gurë rrugën: Do të rrimë këtu derisa të marrim zgjidhje

Banorët e Zall Herrit kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë, duke bllokuar edhe rrugën ku kalojnë kamionë me inertë, por edhe automjete të tjera. Protestuesit kanë vendosur gurë të mëdhenj, për të penguar qarkullimin në rrugën që sipas tyre është dëmtuar nga kamionët që punojnë në guroret e zonës.

“Në maj deputeti ishte për fushatë këtu, dhe nuk flet. Njësia jonë vjen për të marrë lekët për ditë të hëne se ditë të tjera nuk vijnë në punë. Do të rrimë këtu deri sa të zgjidhet problemi. Këtu jetojnë njerëz.

Duam ujë dhe rrugë, dy çështje themelore. Ata thanë se turbullohet nga shiu, po sot që s’ka shi pse është i turbullt uji? Të gjithë këtë problem po e krijojnë kamionët. Nuk ka pasur asnjë reagim. Ka ardhur vetëm deputeti i zonës, kemi bërë një takim”, tha një prej protestuesve.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj njësie administrative protestojnë, për mungesë të infrastrukturës si dhe ujit të pijshëm./tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress