Sterilizimi/ Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm, disa prej të akuzuarve kërkojnë zbutje të masës së sigurisë

Shtyhet seanca për çështjen e koncesionit të sterilizimit. Seanca u shty për nesër në orën 09:00, teksa disa prej të akuzuarve, duke përfshirë ish-zv.ministrin e Shëndetësisë dhe biznesmenin Rrapaj kërkojnë zbutje të masës së sigurisë.

Konkretisht Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Genc Burazeri kanë bërë ankim në Apelin e Posaçëm.

Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress