Seanca plenare, Lëvizja Bashkë proteston jashtë parlamentit për minimumin jetik

Teksa Kuvendi ka nisur seancën plenare, jashtë sallës Lëvizja Bashkë ka organizuar ditën e sotme një protestë për miratimin e minimumit jetik.

Lëvizja Bashkë e konsideron minimumin jetik “një çështje me rëndësi kritike për shoqërinë shqiptare”, kauzë kjo e ngritur edhe më herët nga ana e tyre.

Protestuesit kanë kërkuar një minimum jetik me vlerën mbi 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa brenda sallës së Kuvendit kanë nisur diskutimet për shqetësimet e qytetarëve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress