Banorët që preken nga projekti TID protestë, Rama futet në bashkinë e Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në bashkinë Durrës për të biseduar në lidhje me projektin TID. Mësohet se teksa Rama është futur në bashki, është pritur me protestë nga banorët e Durrësit, të cilët kundërshtojnë këtë projekt.

Mësohet se në protestë kanë dalë banorët, që kundërshtojnë këtë projekt, pasi u prishën banesat.

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne