Bardhi akuza të forta për Belinda Ballukun: E përfshirë në afera korruptive, ka lidhje të forta me krimin e organizuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, do të jetë drejtues politik i qarkut të Fierit, dhe pritet që në këtë qark, nga radhët e PS-së, të jetë zv/kryeministrja, njëherësh me ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Për këtë përballje të mundshme me Ballukun në zgjedhjet e 2025, Bardhi hodhi akuza ndaj saj duke thënë se është një nga figurat me më shumë afera korruptive dhe se ka lidhje me krimin e organizuar.

Nuk e di se kush do jetë përballë meje nga PS  në zgjedhje. Por, nëse është Belinda Balluku, di të them se ajo është certifikuar në krye të organizatës kriminale që drejton vendin.Është figurë e përfshirë në afera korruptive të qeverisë së Ramës, që ka lidhje me krimin e organizuar dhe ka ndikim të madh në dëmet që po iu bëhen qytetarëve shqiptarë”, tha Gazment Bardhi.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne