Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH. Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023. Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar. Peza është akuzuar për shkarkime nga puna në RTSH, pjesa më e madhe e të cilave përfunduan në procese gjyqësore duke rënduar gjendjen financiare të mediumit publik.
Ai u zgjodh 2 vite më parë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së për një mandat pesëvjeçar.
Jep dorëheqjen Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza (DOKUMENTI)
06 Shtator, 2024 10:43
Madhësia e tekstit:
Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH. Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023. Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar. Peza është akuzuar për shkarkime të padrejta nga puna në RTSH, pjesa më e madhe e të cilave përfunduan në procese gjyqësore duke rënduar gjendjen financiare të mediumit publik. Punonjësit e shkarkuar kanë bërë edhe kallëzim në SPAK ndaj Pezës.
Ai i ka dorëzuar letrën e largimit nga posti të Këshillit Drejtues të RTSH-së ditën e sotme (6 Shtator).
“Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PERGJITHSHEM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Alfred Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023.
Në mars të këtij viti u njoftua nga burime në RTSH se Alfred Peza kishte dhënë dorëheqjen, dorëheqje e cila disa orë më vonë u përgënjeshtrua nga vetë ai. Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një hetim dhe kontroll të thelluar për fondet e Festivalit të 62-të të RTSH-së. KLSH po kryen verifikime dhe kontrolle në këtë institucion, pasi ka dyshime për abuzime me fondet./Bw