“Basha duhet të japë dorëheqjen”, Jozefina Topalli del me reagimin e ashpër

Kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka komentuar protestat e organizuara për vrasjen e Klodjan Rashës,

Topalli ka hedhur akuza mbi klasën politike aktuale për të cilën u shpreh se ata duhet të japin dorëheqjen dhe të mbyllin ciklin e tyre.

“Unë uroj që protestat të shtohen në numër por di të lexoj përtej kësaj. Përtej vrasjes së këtij djali, ka më shumë se sa thjesht ky akt. Shumica e atyre që largohen janë nën 34-vjeç. Nuk i kemi dhënë mundësi dhe nuk ka pasur asnjë projekt për këtë. Nëse këto të rinj ndihen të pasigurt dhe shohin një pabarazi të tmerrshme. Reagimet e tyre nuk mund të gjykohen kurrë. Nuk ka dhunë më të madhe se sa varfëria.

Ne ndjekim protesta në të gjitha vendet. Kemi parë dhunë në gjithë protestat në Francë, Gjermani e Amerikë. Nuk e pranoj dhunën por unë e kuptoj atë. Ftesa ime është për klasën politike. Ka arsye për të cilët të rinjtë ngrihen në protesta. Çështja nuk është tek dorëheqja e një ministri. Do vijë një moment që ne të themi prit se jemi të gjithë bashkëfajtor. Kjo klasë politike duhet të mbyllë ciklin e vetë për t’i dhënë shans një lëvizje të fuqishme të të rinjve” – tha Topalli.

Gjithashtu Topalli ka hedhur dhe akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për të cili shprehet se është fshehur gjatë protestave. Ajo thotë se edhe ai duhet të japë dorëheqjen nga PD pasi e ka çuar drejt shkatërrimit.

“Të mos protestosh kur je i ri, do të thotë që nuk je për politikë, por të fshihet lideri gjatë kësaj kohe është e paprecedent. Mua më duket sikur është tradhëtia e radhës. Duhet menduar seriozisht kundër kësaj klase politike. Duhet të japin dorëheqjen Edi Rama e Ilir Meta. Kryetari i opozitës është duke shkatërruar PD-në ka shkatërruar Shqipërinë. Situata është shumë komplekse. I pari duhet të japë dorëheqje kryetari i qeverisë dhe më pas kryedemokrati Basha” – tha Topalli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne