Sundimtari i padukshëm, COVID-19, në fakt është instrument në duart e sundimtarit të dukshëm, por të fshehur

Tani çdo gjë është e qartë! Në pyetje është një lojë e madhe. Më e madhja në
historinë e njerëzimit. Marrja e pushtetit total. Sundimtari i padukshëm, COVID-19, në fakt
është instrument në duart e sundimtarit të dukshëm, por të fshehur. Zoti i fshehur sot është
pushteti politik. Në vend të konceptit të shoqërisë si bashkësi e individëve të lirë, në skenë
po shfaqet koncepti i shteteve totalitare.

Historia e përparimit të lirisë, ka përfunduar.

Ideja e shoqërisë në të cilin sjellja e çdo individit do të jetë e kontrolluar nga një
qendër dhe e harmonizuar me kërkesat e saj, ka fokusuar me mijëra vjet imagjinatën e
shumë filozofëve dhe shkrimtarëve të shquar. Projekti i cili tani është në veprim, është
konceptuar teorikisht gjatë viteve 1948-1974, ndërsa realizimi i tij ka hyrë tani në fazën
kritike.

Ky projekt është paralajmëruar në librin e B.F.Skinerit:”Walden dy, 1948”, ndërsa
është detajuar në mënyrë eksplicite në librin me titull ogurzi:”Beyond Freedom and
Dignity-Përtej lirisë dhe dinjitetit, 1971” të autorit të njëjtë. “Walden dy”- paraqet
kundërsulm polemik librit Walden të Henri Dejvid Toroas(1854) në të cilin autori preferon
konceptin e”Mosbindjes qytetare” si një drejtë kyçe demokratike. Libri “Walden dy”,
përjashton justifikimin e çfarëdo mosbindjeje dhe proklamon idenë totale të ”Bindjes
qytetare”. Libri është mirëpritur me entuziazëm nga qarqet më të larta politike dhe prej asaj
kohe është i njohur si: ”Bibla e politikës ndërkombëtare” në SHBA-të.
B. F. Skineri,” Stërvitësi Harvardian”, e drejtoi projektin e tij në teknologjinë e
sjelljes së njeriut, duke u nisur nga premisa se: ”Pyetja e vërtetë nuk është, a mendojnë
makinat, por a mendojnë njerëzit!?”. Përgjigja e tij ishte: ”Nuk mendojnë!” Inspirimin, pa
dyshim e ka gjet në bindjen se shtazët janë makina që nuk mendojnë, por vetëm reagojnë
në rrethanat e jashtme. Prandaj shtazët stërviten. Përkundër kësaj, njerëzit mendojnë.
Prandaj nuk stërviten. Unë mendoj!- është monopol i vetëdijes njerëzore, si dhe vet
vetëdija. B. F. Skineri ka konkluduar se Dekarti është mashtruar, pasi që edhe njerëzit nuk
mendojnë, dhe për këtë plotësisht ekziston mundësia të drejtohet sjellja e tij me anë të
kontrollit të nxitjes dhe zhvendosjes. Njerëzit vetëm reagojnë, kurrë nuk veprojnë, sepse
nuk ekziston autonomia e vendimmarrjes. Prandaj njerëzit duhet stërvitur me sistemin
stimulues-përgjigje-stimulues i përforcuar. Dhe, ja, ndodhi. Na kanë vënë në makinën
stërvitëse të Skinerit.

Në veprim është kontrolli total i qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, të gjitha
ngjarjeve publike, të kohës së lirë me të drejtën e kufizimit të saj sipas dëshirës, duke
përfshirë të gjitha format e shfrytëzimit kolektiv dhe individual, të artit, sportit, pushimit,
turizmit, restorantit, takimit, grumbullimit, ceremonive familjare! Projekti i F. B. Skinerit për
të ashtuquajturën teknologjinë e sjelljes, po tregohet në dritën e duhur si stërvitje në
aksion.

Ekonomistët dhe ekspertët e bursave në gjithë këtë veprim shohin humbje të mëdha.
Dhe kanë të drejtë. Atë që ata nuk shohin, është se këtë e dinë oligarkët politik dhe
financiar. Por humbja e tillë është e përfshirë në kuadër të realizimit të qëllimit të vërtetë të
tyre, vendosjen e regjimit totalitar global, të cilën do ta zbatojnë në mënyrë rigoroze elitat
lokale politike në të gjitha shtete, sipas direktivave të Organizatës Botërore Shëndetësore
(OBSH), dhe në përputhje me qendrat teozofike të inspirimit të fuqisë botërore financiare.
Implementimi i dëgjueshmërisë së verbër dhe të pakundërshtueshme, si virtyte dhe
obligime më të larta qytetare, në vend të të drejtave dhe lirive qytetare të gjertanishme
është prova gjenerale e diktaturës shtetërore globale drejt themelimit të Rendit të ri botëror,
nga i cili kurrë nuk është hequr dorë. Fragmentimi i qytetarëve gjer te niveli i izolimit dhe
desocializimit( me imponim të distancës sociale, e cila drejtpërdrejtë është kundër natyrës
së njeriut për nevojën e tij për shoqërim), ndalimi i tubimeve dhe protestave masive, gjer te
aplikimi kundërligjor i gjendjes së jashtëzakonshme. Qëllimi është i qartë: të larguarit nga
koka të çdo rezistence të organizuar kundër pushtetit dhe futja e idealit të dëgjuesit të
stërvitur, në vend të idealit të individit të lirë, dinjitetit dhe integritetit individual, njëherë e
përgjithmonë.

Për arritjen e idealit të tillë çdo çmim është i pa rëndësishëm. Kur njëherë të
themelohet, shumëfishë do të kompensohet humbja financiare. Inkriminimin e lirisë, e
përcjell promovimi i dëgjueshmërisë dhe disiplinës si virtytet kyçe qytetare. Paradigma e
lirisë dhe dinjitetit është stigmatizuar. Idealet janë zëvendësuar me frikën për jetën. Të
mbetesh gjallë u bë mjet i pushtetit! Pushteti po merr përsipër pa u vërejtur, gjatë natës, të
gjitha autorizimet, në mënyrë të domosdoshme, pa u thirrur në mbështetjen e popullit, pa
pengesa institucionale, dhe po bëhet Zot i jetës dhe vdekjes! Instrument i kësaj frike është
Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH-ja), qeveria e padukshme është në qendrën e
kapitalit financiar, ndërsa qeveritë tjera veprojnë sipas udhëzimeve të tyre, për kënaqësinë
personale dhe përfitim vetanak. Mediokritetet më në fund kanë fituar fuqinë të cilën as që
kanë mund të ëndërrojnë!

Shfarosja e njerëzve të moshuar mund të ndërlidhet me planin që të ndërpritet
transmisioni në mes gjeneratave të sistemit tradicional të vlefshëm, për të imponuar
gjeneratave të reja, kornizat ideologjike të dëshiruara, me aksentin e dëgjueshmërisë
kolektive dhe nënshtrim të pakushtëzuar ndaj ligjeve të imponuar pa rishikim kritik.
Nga qenie shoqërore, njeriu po bëhet qenie e vetmuar, nga qenie shpirtërisht e lirë,
në qenie të robit shpirtëror. Po minohet vet themeli i shoqërisë, komponentja emocionale!
Besnikëria, lojaliteti, miqësia! Dhe dashuria! Dashuria si eros dhe si e
pafundme! Nuk mundesh të fitosh miqësi në distancë, nuk mund të dashurosh
onlajn! Askush më nuk do të dijë se çfarë do të thotë të vritesh për mikun, dhe as të

dashurosh gjer në varr!Burimi më i fuqishëm i rezistencës njerëzore ndaj pushtetit,
është mendimi kritik, që fiton fuqi nga vlerat morale të shoqërisë dhe lidhshmërisë
emocionale njerëzore, me këtë projekt është varrosur. Statuja e lirisë, është
rrënuar! Lojaliteti perfid i çoroditur abstrakt i shtetit, bazuar në frikën për jetën e
vet, ka zëvendësuar vetëdijen kritike të individit të pavarur me integritet moral.
Qytetarët janë shndërruar në asket të vetmuar, të mbyllur në shpellat e veta,
Por jo të udhëhequr nga vullneti i tyre i lirë, e as me dëshirën dhe përvojën e
kënaqësisë së pafundme, por me urdhër, dekret, kërcënim me burgim dhe në vend
të Zotit të plotfuqishëm, tani lutjet e tyre i drejtojnë shtetit totalitar.

12.12.2020 Akademik Ferid Muhić

Përktheu: Burimi:

Av. Faik Miftari thebosniatimes.ba

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne