Shqiperia

Protestë e dhunshme në Shkodër/ Një grup të rinjsh i vënë zjarrin selisë së PS-së

Protesta e sotme në Shkodër, nga një marshim paqësor ka devijuar në dhunë, djegie e shkatërrim të çdo gjëje që qytetarëve u ka dalë përpara.

Një grup të rinjsh kanë thyer xhamat e godinës, më pas kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë para dhe më pas kanë nxjerrë stolat jashtë duke u vënë edhe flakën.

Të gjitha orenditë janë nxjerrë nga grupi i të rinjve në Shkodër, ndërsa turma ka qëndruar duke parë.

Në atë moment nuk ka pasur asnjë nga forcat blu, por kanë ardhur pas vendosjes së zjarrit të pajisur me mjetet mbrojtëse. Ata larguan të rinjtë duke hedhur gaz lotsjellës.

Nuk dihet se cilët janë grupi i të rinjve, të cilët nuk kanë moshë as për të votuar.

Sot është dita e katërt e protestës në Shkodër e cila nisi pas vrasjes së 25-vjeçarit të Klodian Rashës nga një polic.Top Channel

OPINIONE