Kush po e nxit dhunën në protestë? Publikohen pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi

Sonte është dita e tretë e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie. Protestat janë të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, si dhe ka patur djegie të koshave të mbeturinave dhe thyerje të semaforëve.

Kryeministri Rama dhe deputetë të mazhorancës kanë akuzuar opozitën si nxitës të dhunës në protesta, duke thënë se janë paguar edhe fëmijë për të djegur edhe shkatërruar gjithçka.

“Shqiptarja.com” ka publikuar një foto të ish-deputetes së LSI-së Floida Kërpaçi me një grup të rinjsh, të mbledhur në një nga lokalet e kryeqytetit, pak përpara fillimit të protestës. Sipas kësaj media, Kërpaçi i ka mbledhur dhe po i organizon të rinjtë, duke u dhënë edhe porositë se si të shfaqen të dhunshëm në protestë.

Kush po e nxit dhunën në protestë? Publikohen pamjet që po

“Na kthe Saimir Tahirin!”/ Vjen kërkesa e papritur për

Pandemia në vendin tonë/ Vjen lajmi i mirë nga spitalet Covid

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne