Emisioni IMPAKT Opinion

Edi Rama ben koke turku gjeneralin katolik Sander Lleshaj: a do shpetoj keshtu regjimi i Rilindjes?

Ne videon me siper Olsi Jazexhi diskuton me Gjergji Thanasin vrasjen nga policia te #KlodianRasha, protestat kunder dhunes policore ne Shqiperi, regjimin policor te instaluar nga #SanderLleshaj kunder shqiptareve dhe kurbanin qe #EdiRama ka bere me gjeneralin katolik te cilin e beri koke turku per te shpetuar pushtetin e tij.

Flitet per kaosin brenda ambasadave perendimore ne Tirane te cilat duan te shpetojne regjimin laik-katolik te Edi Rames por qe jane te deshperuara pasi Lulzim Basha dhe politikanet e tjere nuk luajne dot grevethyesin kunder protestave popullore ne vend.

Flitet per fatin e Eugen Becit i cili burgosi muslimane te pafajshem per Izraelin por qe me pas u debua nga puna si prokuror, per Sander Lleshin qe Rama hodhi ne rruge dhe per fatin e policeve dhe prokuroreve te tjere te cilet braktisen nga Edi Rama kur ai gjendet keq. Edi Rama krahasohet me Ben Aliun e Tunizise, Markosin e Filipineve, Somozen e Nikaraguas, Shah Muhamed Reza Pahlavin e Iranit, Naxhibullahun e Afganistanit dhe Causheskun e Rumanise.

Permenden sulmet popullore kunder selive te Partise Socialiste, policise, ministrive dhe mungesa e udheheqjes ne radhen e protestuesve. Flitet per deshperimin ekonomik, social, politik te shqiptareve te cilet pasi jane tradhetuar nga politika tanime protestojne dhunshem dhe pa nje udheheqje qe te artikuloj deshperimin e tyre.

Flitet per skenaret se ku Edi Rama mund te arratiset ne rast te renies se regjimit te Rilindjes dhe aludohet qe Rama mund te marrin strehim politik ne Emiratet Arabe pasi opsioni per strehim politik ne Turqi nuk ekziston me pas tradhetise qe Rama i beri Erdoganin duke i falur indirekt hapesiren detare Greqise.

Analizohet figura e gjeneral Sander Lleshit si nje militant katolik qe ne vitet 2012 mbrohej nga peshkopi Rrok Mirdita, dhe u imponua si pretendent i Vatikanit dhe Ismail Kadarese per tu bere president i Shqiperise por qe perfundoi ne nje gjeneral Leshi.

Ne fund te videos analizohet e ardhmja e protestave: a do te mbyten protestat me dhune policore; do te shkrihen me para nga ambasadat perendimore apo do te kemi permbysje te diktatures se Rilindjes dhe instalimin e demokracise ne vend? Analizohet edhe fati i Edi Rames ne rast se regjimi i tij laik-katolik permbyset.

Si do te perfundoj Edi Rama? Si Ben Aliu i Tunizise, Markosi i Filipineve, Somoza i Nikaraguas, Shah Muhamed Reza Pahlavi i Iranit, apo si Naxhibullahu i Afganistanit dhe Caushesku i Rumanise?

 

OPINIONE