ÇETA ENVERISTE-TITISTE E KOSOVËS PËRKRAH TERRORISTËT E TIRANËS

Nga Xhafer Sadiku

Sa herë terroristët e Tiranës ndodhen në krizë, në krah të tyre vihen titistët, rankoviçistët, enveristët dhe deri tek politikanë si Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti etj., apo intelektualë si Baton Haxhiu, Besa Shahini, Kelmendi etj, etj. Si ka mundësi që tërë kjo frrotë mbështet partinë e kriminelëve që themeloi Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç dhe që sot e drejton Rama. Partine që ka masakruar patriotët shqiptarë që sakrifikuan për Kosovën në fushën e arsimit, kulturës, etj etj.

Deri këtu mbase do të ishte e pranueshme, por a e dinë këta zotërinj se nga mbështetja për kriminelin Rama e pësojnë shqiptarët e vuajtur nga terrori i tij?!

A e dinë në Kosovë se në Shqipëri është kryer terror për 45 vjet nga partia e kriminelëve që sundojnë sot?!

Si mund të jetë njëlloj partia e Bashës me partinë e kriminelëve Mugosha, Popovic, Enver Hoxha dhe Edi Rama?!
Partia e Bashës përbëhet në shumicë nga të shtypurit e të munduarit, por nga më të pamposhturit e më trimat.

Në Kosovë nuk e kanë idenë se çfarë ka qënë regjimi komunist në Shqipëri. Nuk kanë nga ta dinë se jetonin në komunizmin liberal të Titos, që njihte pronën private dhe lëvzijen e lirë. Udhëtonin me pasaportë kudoi në botë, kur ne vriteshim po të na kapnin në kufi.

Në Kosovë, enveristët nuk e njohin fare Shqipërinë e vërtetë, por e njohin nga folklori propagandistik që i këndonte Enver Hoxhës e tiranisë. Duke mos e njohur, ata bashkëpunojnë me kriminelët e policisë politike të Shqipërisë dhe për fat të keq të tyre, përfunduan në gjykatën për krime lufte.

Duke qënë se e kam pësuar familjarisht shtypjen dhe burgjet nga partia e kriminelëve Mugosha, Popovic, Hoxha e Rama, po u kujtoj ushtrisë së ekstremistëve të majtë në Kosovë se, mbështetja që ata u japin kriminelëve të Tiranës i trimëron dhe i bën më agresivë këta të fundit dhe pasojat janë të rënda për shqiptarët jokomunistë, midis të cilëve jam edhe unë.

Duke qenë se po na shkaktojnë vuajtje, duhet të mos ndërhyjnë në çeshtjet e brendshme të Shqipërisë. Vetëm në ato që kanë interes kombëtar. Ne vertet jemi nje komb, por jemi dy shtete.
Në të kundërt, do ti denoncojmë si bashkëpunëtorë me kriminelët./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne