Basha: Koncesionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar sërish qeverinë Rama ku në qendër të vëmendjes janë koncensionet dhe PPP-të.

Në një video të publikuar në ‘Facebook’ Basha shkruan se koncensionet korruptive kapin shifrat e 2 miliardë e 180 milionë euro.

Sipas Bashës pasojat e koncesioneve korruptive kanë rritur borxhin publik.

“2 miliardë e 180 milionë Euro! Koncesionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë”, shkruan Basha.

Burimi: Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne