Thaçi nuk heq dorë, përmend përsëri bashkimin e Luginës me Kosovën

Shefi i Shtetit Hashim Thaçi përsëri ka thënë se duhet të ndodhë korrigjimi i kufijve me Serbinë dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik. Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën”, ka thënë Presidenti, në një konferencë për media.

Thaçi tha se është e domosdoshme që klasa politike të jetë e bashkuar në dialogun për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ftoj pozitën dhe opozitën të bashkohen rreth një platforme, të miratojnë një platformë të përbashkët dhe të marrin pjesë pa dallim në këtë proces. Marrëveshja paqësore Kosovë-Serbi, Kosovës i hap rrugë për NATo, BE dhe OKB”, tha Thaçi.

Ai ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave duke thënë se është i domosdoshëm dhe duhet të ndodhë tani dhe pa asnjë vonesë në të kundërtën e humb kuptimin e vet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne