Bashkësia Islame e Kosovës reagon për djegien e Kuranit në Gjakovë

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar pas raportimeve për djegien e Kuranit në qytetin e Gjakovës. Nëpërmjet një deklarate, Myftiu Naim Tërnava është shprehur është i tmerruar dhe tronditur nga akti vandal dhe kriminal i djegies dhe përdhosjes së Kuranit, për të cilin akt ai ka thënë se është “i kryer me porosi dhe mision të qartë kriminal nga persona ende të panjohur.

“Një veprim i tillë është plotësisht i papranueshëm, pasi cenon rëndë vlerat universale humane të qytetërimit botëror dhe, njëkohësisht, godet drejtpërdrejt parimet, traditën dhe identitetin e popullit tonë”, ka thënë Tërnava në reagimin e tij.

Tërnava tha se populli shqiptar ndër shekuj është njohur dhe identifikuar për harmoni, bashkëjetesë dhe mirëkuptim ndërfetar.

Ai tha se djegien dhe përdhosjen e Kuranit në Gjakovë e sheh si “një akt konkret dhe alarmues, si pasojë direkte e ideologjive antishqiptare dhe antiislame, të cilat synojnë realizimin e projekteve dashakeqe sipas modeleve të huaja që historikisht kanë qenë armiqësore ndaj shqiptarëve të besimit islam”.

“Kërkojmë nga organet kompetente shtetërore që të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme ligjore ndaj autorëve të këtij akti kriminal, por edhe ndaj ideatorëve, mentorëve dhe ideologëve të kësaj ideologjie të rrezikshme, të cilët veprojnë duke u fshehur pas parullave të rreme të ‘fjalës së lirë’, ‘të drejtës së besimit’ dhe një shqiptarie të deformuar sipas interesave të tyre”, shkroi Tërnava.

Sipas raportimeve, djegia dhe dëmtimi i Kuranit u bë konkretisht në Çabrat të Gjakovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk janë identifikuar autorët dhe motivi i aktit.Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi, tha se lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, derisa policia po ndërmerr veprimet  e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

1 thought on “Bashkësia Islame e Kosovës reagon për djegien e Kuranit në Gjakovë”

  1. lexova shkrimin e juaj mbi djegëjen e Kur’anit në Gjakovë dhe më bëri pështypje…
    Ky shkrim me rikthej kujtesën në shumë vite te kaluara, për një të ngjarë në ndodhur në fshatin Smolicë (Gjakovë),. kur Ditën e Bajramit, kur kanë shkua muslimanet me falë Bajramin, në derën e Xhamisë e kanë gjetur një derr te prerë, të përgjakur dhe muret e xhamisë të përgjakur me gjak derri. Imami i Xhamisë, njeri i mënçur, iu thotë “xhematit”: – Hajdeni burra ta falim Bajramin në oborr të xhamisë, se këte nuk e kemi nga vëllezërit katolikë, por kurthë përçarëse nga serbët!
    Nuk po e zgjas më tepër, por po thëm edhe këtë:

    Respekto fénë tënde, por mos urrej féné e tjetrit!…

    IMH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne