Bashkimi Evropian i shqetesuar per protestat javore ne Izrael

Bashkimi Evropian duket se është e shqetësuar për zhvillimet në Izrael lidhur me reformën në drejtësi.

Në një deklaratë të lëshuar sot, BE pohon se po ndjek nga afër zhvillimet ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë izraelite “të vazhdojë të kërkojë një konsensus të gjerë dhe të synojë një proces që është gjithëpërfshirës.

“Ndërsa marrëveshjet specifike në lidhje me reformën gjyqësore dhe fushëveprimin e saj duhet të vendosen nga izraelitët, është e rëndësishme që të ruhen vlerat thelbësore mbi të cilat bazohet partneriteti ynë”, tha në një deklaratë Nabila Massrali, zëdhënësja e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

“Është e rëndësishme të arrihet një kompromis që do të ishte i pranueshëm për qytetarët dhe partitë politike izraelite”, tha ajo.

Knesseti, parlamenti izraelit, miratoi të hënën një projektligj të diskutueshëm që kufizon autoritetin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimet e qeverisë që konsiderohen të paarsyeshme.

Legjislacioni është pjesë e një plani më të gjerë të rishikimit gjyqësor të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili ka shkaktuar protesta masive dhe ka përçarë shoqërinë izraelite.
Shume analiste mendojne se keto veprime te Benjamin Netanyahu behen thejsht per interesat e tij personale ne menyre qe te kete fuqi me shume sesa gjykata e parte per faktin sepse ai eshte nen gjykim per korrupsion, shfrytezim detyre dhe akuza te tjera./TPZ/GazetaImpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne