Bashkimi Evropian mbush rezervat me gaz

Rezervat me gaz natyror të Bashkimit Evropian janë mbushur deri në 90 për qind të kapacitetit, shumë kohë para 1 nëntorit – datës së caktuar për mbushjen e rezervave – duke e bërë BE-në që të jetë “e përgatitur mirë”, tha komisionarja evropiane për energji.

Mbushja e shpejt e depove të rezervave nënkupton se blloku evropian “është në një pozitë shumë më të qëndrueshme sesa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, kur pushtimi rus i Ukrainës ngriti çmimet e energjisë, tha komisionarja evropiane për Energji, Kadri Simson.

Kriza e shkaktuar nga lufta e Rusisë detyroi BE-në që të miratonte ligj të ri, sipas të cilit, rezervat prej 90 për qind me gaz duhet të mbushen çdo vit deri më 1 nëntor. Para se Moska të niste pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, importet ruse të gazit natyror në BE përbënin pothuajse gjysmën e importeve të bllokut.

Edhe pse gazi rus nuk është subjekt i sanksioneve që BE-ja ka vendosur ndaj Moskës, blloku ka ulur importet ruse nën 10 për qind, ndërkaq Moska ndërpreu furnizimet e saj me energji. Komisioni Evropian ka vlerësuar se duke pasur 90 për qind të rezervave të mbushura, BE-ja ka gaz të mjaftueshëm për të mbuluar një të tretën e nevojave të saj gjatë dimrit./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne