Bashkimi Evropian ka gjobitur gjigantin teknologjik Google me 2.95 miliardë euro (3.5 miliardë dollarë) për shkelje të rregullave të konkurrencës, ndërsa ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër, duke kërcënuar vendet evropiane me vendosjen e tarifave të reja tregtare. Ky zhvillim ka rritur tensionet mes SHBA-së dhe BE-së në fushën ekonomike dhe tregtare.
Donald Trump kërcënon BE-në me tarifa të reja për vendimin “e padrejtë” (sipas tij) ndaj Google. E këmbyer në dollarë, gjoba kap vlerën në monedhën amerikane, sipas kursit të këmbimit prej 3.45 miliardë $.
“Sot, Evropa goditi një tjetër kompani të madhe amerikane, Google, me një gjobë prej 3.5 miliardë dollarësh, duke vjedhur në mënyrë efektive para që përndryshe do të kishin shkuar në investime dhe vende pune amerikane”, shkroi Trump në Truth.
“Kjo është përveç gjobave dhe taksave të shumta të tjera të lëshuara kundër Google dhe kompanive të tjera amerikane të teknologjisë, në veçanti. Vërtet e padrejtë, dhe taksapaguesi amerikan nuk do ta tolerojë këtë!” – paralajmëroi presidenti amerikan.
“Ne nuk mund ta lejojmë që kjo t’i ndodhë zgjuarsisë së shkëlqyer të Amerikës, dhe nëse ndodh, unë do të detyrohem të filloj një procedurë të Seksionit 301 për të përmbysur sanksionet e padrejta të vendosura ndaj këtyre kompanive amerikane”, – përfundoi manjati, duke iu referuar ligjit të tarifave./BW

















