BE-ja do të vazhdojë me mbështetjen financiare dhe teknike ndaj Turqisë për çështjen e emigrantëve

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (BE) bëri të ditur se “bashkëpunimi konstruktiv” i Turqisë në çështjen e krizës së emigrantëve vazhdon të japë rezultate pozitive, ndërsa i vlerësoi lartë përpjekjet e rëndësishme të saj në këtë drejtim.

Pas mbledhjes së mbajtur në Luksemburg, Këshilli publikoi një komunikatë përfundimtare në lidhje progresin e 6 vendeve kandidate në procesin e anëtarësimit në BE në mesin e të cilave ndodhen edhe Turqia, Mali i Zi dhe Serbia.

Në komunikatë, ku Turqia përshkruhet si një vend kandidat dhe partnere kyçe, u vë theksi edhe në rëndësinë që i kushtohet bashkëpunimit me të dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër terrorizmit.

Në mes tjerash thuhet se “bashkëpunimi konstruktiv” i Turqisë në krizën e emigrantëve me vete solli edhe rezultate konkrete, ndërsa u vu theksi në domosdoshmërinë e vazhdimit të zbatimit të marrëveshjes së emigrantëve të arritur më 18 mars 2016 mes Turqisë dhe BE-së.

Në saje të kësaj marrëveshjeje është ulur dukshëm numri i migrimeve të paligjshme dhe janë parandaluar humbjet e jetëve në Detin Egje.

“Këshilli vlerëson lartë përpjekjet e Turqisë, e cila mirëpret dhe përmbushë nevojat e mbi 3,5 milionë refugjatëve”, thuhet në komunikatë, ndërsa shtohet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë me mbështetje financiare dhe teknike ndaj Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne