Iraku nuk lejon që PKK-ja të ndërmarrë sulme ndaj Turqisë nga territoret e tij

Kryeministri i Irakut, Haydar Al-Ibadi nga të gjitha grupet e armatosura në vend, përfshirë edhe organizatën terroriste PKK, kërkoi që ti lënë armët.

Gjatë konferencës javore për shtyp të organizuar në kryeqytetin Bagdad, Kryeministri Ibadi tha se janë bërë përpjekje të mëdha që zgjedhjet e mbajtura më 12 maj të dështojnë.

“Janë bërë përpjekje të mëdha që zgjedhjet në vend të dështojnë dhe këto përpjekje filluan me djegien e kutive të votimit”, bëri të ditur shefi i qeverisë irakiane.

Duke u bërë thirrje të gjitha grupeve të armatosura në vend, përfshirë edhe organizatën separatiste terroriste PKK, që ti lënë armët, Ibadi tha: “Çështja e vendosjes së sigurisë në kufirin mes Irakut, Turqisë dhe Sirisë është shqyrtuar në mënyrë të detajuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Tensionim ka posaçërisht në zonën e Kandilit. Kjo zonë është trekëndëshi mes Irakut, Turqisë dhe Iranit. Aty pothuajse nuk ka jetë. Ne nuk do të lejojmë që asnjë grup i armatosur, qoftë vendor apo i huaj, të sulmojë fqinjën tonë Turqinë nga territoret tona. Si mund të lejojmë që një organizatë e huaj e armatosur (PKK) të sulmojë vendin fqinjë, ndërkohë që nga të gjitha grupet tjera të armatosura ilegale, jo-shtetërore kërkojmë ti lënë armët?”

Ndërkaq në lidhje me sulmet dhe rrëmbimet e organizatës terroriste DAESH, të cilat shënuan rritje ditëve të fundit, Ibadi tha: “Ne e ndjekim DAESH-in në çdo vend. Kemi thyer fuqinë e tyre, tani janë shpërndarë në grupe. Ata posaçërisht ndodhen në zonat e pabanuara malore, ku forcat e sigurisë nuk mund të hyjnë lehtë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne