Begaj dekretoi ligjin për Komisionet Hetimore, Rama: Koha kur Presidenti përdorte Kushtetutën si molotov, ka perënduar!

Pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi sot ligjin për Komisionet Hetimore, vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit theksoi se koha kur Presidenti përdorte Kushtetutën si molotov, ka perënduar.

“Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë! Shqipëria është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë, prandaj ky vend s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur.”, thuhet në reagimin e Ramës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne