Bëhet trim Bushati, i hakërrohet shtetit maqedonas

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga studioja e “Top Story” ka komentuar situatën e rëndë në Maqedoni dhe ka folur për “platformën shqiptare” atje.

Bushati thotë se kriza shpërfaqi një Gruevsk dhe një Ivanov tërësisht me një gjuhë antishqiptare, që i konsideron shqiptarët punëtorë sezonalë në trojet e tyre.

“Partitë shqiptare kanë patur bisedime me VMRO-në dhe me LSDM-në. Platforma shqiptare është pranuar fillimisht nga VMRO, por kushtet kryesore dhe mungesa e dakordësisë ka qenë në lidhje me pozicionin e prokurorit special dhe zgjatjen e mandatit të tij”, deklaroi Bushati.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne