‘Bëhuni gati për luftë! Paralajamërimi tronditës i gjeneralit amerikan

Këshilltari i sigurisë së Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar SHBA-në se ndoshta do duhet të përgatiten për luftë, shkruan “Daily Star”.

Gjenerali i Lartë i Drejtësisë McMaster, gjithashtu këshilltar i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, tha se Shtetet e Bashkuara duhet “të përgatiten për opsione ushtarake” ndërkohë që tensionet me Korenë e Veriut tashmë ka arritur pikën e vlimit.

Ai tha se Amerika ka nevojë për një “opsion praktik ushtarak ” për të kërcënuar diktatorin korean Kim Jong-un.

“SHBA duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet regjimit komunist, për të shmangur një “luftë të madhe dhe katastrofike, qofte edhe ushtaraksiht”, tha McMaster./ syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne