Beleri letër në SPAK: A po hetohet Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi?

Eurodeputeti Fredi Beleri është interesuar në SPAK në lidhje me hetimin për grabitjen e tokave në Himarë, çështje për të cilën është marrë i pandehur ish kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro. Në një letër drejtuar Prokurorisë së Posaçme SPAK, Beleri kërkon një konfirmim nëse deputetja e PS, Olta Xhaçka apo bashkëshorti i saj, Artan Gaçi janë marrë nën hetim apo jo.

Beleri shkruan në kërkesën e tij, se nga burime të hapura ka mësuar se SPAK ka dërguar në gjyq Jorgo Goron dhe persona e tjerë, por nuk ka asnjë informacion për dy të pandehurit e tjerë, deputeten e PS-së Olta Xhaçka dhe Artan Gaçin.

Kërkesa e Fredi Belerit:

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne