Belgjika bën thirrje për armëpushim dhe hapjen e të gjitha rrugëve për qasje humanitare në Gaza

Ministrja e Punëve të Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib bëri thirrje për hapjen e të gjitha rrugëve për hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza dhe fillimin e negociatave për armëpushim. Ndërkohë që në Bruksel vazhdon takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, Lahbib bëri një deklaratë nga llogaria e saj X lidhur me situatën në Gaza.

“Në Gaza duhet të mbërrijnë qindra kamionë. Është e rëndësishme që të gjitha rrugët të hapen për qasje”, tha në mesazhin e saj Lahbib duke njoftuar se duhet të ndëshkohet dhuna e zbatuar nga kolonët hebrenj ndaj palestinezëve. Pasi dha mesazhin se fillimisht këtë do ta bëjë vendi i saj, Lahbib ftoi edhe BE-në që të ndjekë Belgjikën. Ajo thekson se “Armëpushimi është kusht për të rifilluar sërish negociatat”.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së u mblodhën sot në Bruksel. Një nga pikat më të rëndësishme të ditës në tryezën e ministrave e përbën Gaza. Prej muajsh 27 anëtarët e BE-së nuk kanë mundur të arrijnë konsensus rreth qëndrimit që do të bllokojë Unionin për këtë çështje. Së fundmi në takimin e ministrave të Jashtëm më 19 shkurt, me konsensusin e 26 vendeve anëtare, me përjashtim të Hungarisë, u bë e mundur që të bëhej thirrja për “pauzë humanitare e cila do të shkaktojë armëpushim të vazhdueshëm” në Gaza.

Belgjika thekson se ato që përjetohen në Gaza nuk mund të mbahen të ndara nga Bregu Perëndimor dhe Kudsi dhe se dhuna e zbatuar nga kolonët e paligjshëm dhe kolonët përbën pengesë përpara zgjidhjes politike. Sot pritet të dalë një rezultat për çështjen e sanksioneve ndaj kolonëve pro-dhunës të cilët Belgjika i ka vendosur në axhendën e ministrave shumë kohë më parë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne