Putin fiton zgjedhjet presidenciale në Rusi

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi se Vladimir Putin fitoi zgjedhjet presidenciale me 87,29 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare. Në konferencën për media që mbajti në Moskë, kryetarja e KQZ-së, Ella Pamfilova informoi rreth rezultateve paraprake të zgjedhjeve presidenciale. Duke vënë në dukje se shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhje ishte në “nivel rekord” me 77,44 për qind, Pamfilova njoftoi se kanë votuar 87.113.127 persona.

“E treguam veten se jemi popull i pavarur dhe se bëjmë gjithçka për zhvillimin e vendit tonë”, tha ajo duke shtuar se zgjedhjet ishin të lira dhe transparente. Pamfillova theksoi se numri i kutive të hapura aktualisht është mbi 99,7 për qind, duke shtuar se rezultatet përfundimtare do të shpallen më 21 mars. Vladimir Putin fitoi zgjedhjet presidenciale me 87,29 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake. Atë e votuan 75.950.588 qytetarë.

Nga kandidatët, Nikolay Haritonov i Partisë Komuniste mori 4,30 për qind të votave, Vladislav Davankov i Partisë së Njerëzve të Rinj 3,84 për qind si dhe Leonid Slutskiy i Partisë Liberalo-Demokratike 3,21 për qind. Presidenti i sapozgjedhur do të qëndrojë në detyrë për 6 vjet. Pas zyrtarizimit të rezultateve, Putin do të marrë detyrën e presidentit të Rusisë për herë të 5-të./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne