Beogradi: Shqipëria dhe Kroacia po destabilizojnë rajonin

Serbia shikon tek Shqipëria dhe Kroacia dy shtete që po sabotojnë stabilitetin rajonal. Milorad Drecun, kreu i Komitetit Parlamentar serb për Kosovën dhe Metohinë i tha televizionit Pink se vendimi për të zhvilluar sëtërvitje ushtarake mes forcave ushtarake të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, përvën provokim dhe kërcënim për serbët.

Ata kanë pushtuar, me hyrjen e forcave të tyre, një pjesë të territorit tonë. As OKB as KFOR nuk po reagojnë. Si mundet që KFOR të lejojë në Kosovë prezencën e një force ushtarake që nuk është pjesë e tij? Pse nuk ndalen ata? Kush e mori këtë vendim politik, u shpreh Drecun.

Sipas tij ky është një mesazh i qartë se Shqipëria do të ndihmojë ushtarakisht Kosovën nëse në veri të kësaj të fundit do të shpëthejë dhuna.

Drecun ka shtuar se regjimi i Tiranës qëndron pas destabilizimit të Kosovës dhe ka qenë edhe pa destabilizimit të Maqedonisë në të shkuarën. Ai ka bërë disa komente që synojnë të mbështesin tezën se aksionet kundër qeverisë serbe janë të koordinuara.

Po sikur sulmet kundër serbëve në veri të Kosovës të përkojnë e nisjen e protestave të dhunshme në Beograd apo qytete të tjerë të Serbisë? Cilat janë aktivtetet sekrete të disa liderëve (aleancës opozitare) Djilas dhe Jeremiç në Shkup? Çfarë u diskutua me kryeministrin maqedonas Zaev, pyeti në mënyrë aluduese Drecun.

Komenteve të tija nuk i ka shpëtuar as presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç e cila së fundmi është shprehur se protestat e dhunshme në Serbi mund të destabilizojnë rajonin.

Mbështetja e Kroacisë për terroristët shqiptarë, të ashtuquajturën FSK, destabilizon mbarë rajonin. Kroacia është ajo që po përpiqet të destabilizojë Serbinë pa pyetur për stabilitetin e rajonit, tha ai.

Këto përpjekje, tha ai, vijnë ndërkohë që Serbia pret të përfitojë investimin historik të Volkswagen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne