Beqaj refuzoi të paguante tarifën 10 milionë lekë, GJKKO urdhëron SPAK t’i dërgojë ish-ministrit aktet e dosjes pa pagesë

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që t’i dërgojë ish-ministrit Ilir Beqaj që aktet e dosjes në mënyrë elektronike. Vendimi u mor për shkak se ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 milionë lekësh.

Ilir Beqaj u “ngujua” dy ditë brenda institucionit të SPAK për të lexuar 602 fashikujt e dosjes së tij, ku ish-ministri është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e sterilizimit.

“Gjykata në këndvështrimin tonë mori vendim te drejtë”, u shpreh ish-ministri pas daljes nga Prokuroria e Posaçme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne