Berisha denoncon hotelin e drejtorëve të Veliajt, por merr “borxh” aktivistin e “Lëvizja Bashkë”

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi hotelin që po e ndërton kompania “Mediterranean Investment Group” në Durrës. Investimi që mendohet të shkojë mbi 15 milionë euro u dha më 6 tetor 2021, me vendim qeverie pas dhënies së statusit special për ndërtimin e një hoteli me 5 yje. Sipas dosjes së SPAK-ut, pronarët e këtij hoteli janë Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës të arrestuar dy muaj më parë, pas zbulimit të aferës së kompanisë “5D” që drejtohej nga drejtorët e bashkisë.

“Ky është hoteli me 5 yje i Erion Veliaj në Durrës, investim 80 milionë euro!”-shkruan Berisha në postimin e tij. Postime të tilla të Berishës janë të shumta dhe normale, veçanërisht ndaj bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt, por kësaj radhe ish-kryeministri ka marrë denoncimin e një aktivisti të “Lëvizja Bashkë” të drejtuar nga Arlind Qori.

Postimi i Berishës ka ngjallur reagime të ashpra nga akvistët e “Lëvizja Bashkë” që i kujtojnë në një status të faqes se: “Ky është Klodi Leka aktivist i Lëvizja BASHKË. Ky është hoteli i Erion Veliajt. Atij Veliaj që djali yt Shkëlzeni ha darka dhe bën pazare”.

Ndërsa komentues shkon më tej, duke shkruar për Berishën:

“Klodi Leka ka mbajtur dhe një fjalim në kulla mbrapa Operas që është përfshirë Xeni. Presim me padurim ta shpërndash. Ka mbajtur dhe një qëndrim për darkat e djalit tuaj me Veliaj. Shpresoj edhe atë ta shpërndash.”/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne