Berisha dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrestit në shtëpi”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon heqjen e masës së sigurisë së “arrestit në shtëpi” ku ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar.

Pas tre muajsh izolim në banesë, nëpërmjet avokatëve mbrojtëse, Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit në arrest në shtëpi, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë dhe Apeli i GJKKO.

Rekursi është regjistruar tre ditë më parë më 20/03/2024 ku gjyqtari relator pritet të jetë Sokol Binaj, por ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne