Sulmi terrorist në Moskë/ Jazexhi: Pas sulmit mund të jenë shërbimet inteligjente amerikane dhe të Ukrainës (VIDEO)

Një atentat terrorist tronditi Rusinë mbrëmjen e së premtes. Katër persona qëlluan me breshëri kallashnikovi në një sallë koncertesh në Moskë duke vrarë mbi 93 qytetarë dhe duke lënë mbi 150 të plagosur.

Po kush mund të fshihet pas sulmit. Historiani Olsi Jazexhi, në një komunikim për MCN lajme, thotë se pas sulmit, mund të jenë shërbimet inteligjente amerikanë dhe të Ukrainës.

Manipulimi i grupeve islamiste nga ana e amerikanëve kundër rusëve, është diçka e vjetër që ka nisur që në vitet 80, në luftën në Afganistan.

Pra, nuk do të jetë çudi kur prapa këtyre personave që deklarojë se janë ISIS të jenë shërbimet inteligjente amerikane dh etë Ukrainës. E dimë tashmë se i gjithë perëndimi  me amerikanët ë krye janë  ë luftë më Rusinë, në lidhej me konfliktin në Ukrainë dhe e dimë se siç e ka treguar Shtabi i Ushtrisë ruse ka shumë mercenarë nga vendet të ndryshme bile ka edhe terrorist shqiptar që në këto momente janë duke luftuar në Ukrainë, në anën e saj kundër Rusisë.

Autoritet ruse deri tani që kanë kapur terroristet dhe sapo i kishin nxjerre ne kanalin ‘rusatoday’, një nga terroristët e kapur pranë që ishte mercenar dhe ishte paguar gjysme milion dollar për të bërë vrasje.

Personat që kanë kryer sulmin janë kapur nga autoritet ruse duke u arratisur drejt Ukrainës dhe nga pala ruse ka dyshime të mjaftueshme që vërtetojnë që sulmi terrorist  është orkestruar nga Ukraina.

Sipas prof.Jazexhi, nga një deklaratë e para dy jave të Ambasadës amerikane në Moske, ata e kishin paralajmëruar se një sulm terrorist do të ndodhte.

Në raste lufte, çdo gjë është e mundshme. Edhe që mund të jetë edhe provokim edhe nga organet e sigurisë ruse, kjo është e mundshme. Por ,mbetet q ete shihet ne fakte.

Zëdhënësja e qeverisë ruse, para pak momentesh në një deklaratë që e ka dhënë ku amerikanet pretendojnë që prapa sulmit terrorist qëndron ISIS, pala ruse i ka kërkuar amerikanëve që të sjellin fakte.

Të bën përshtypje është se rreth dy javë më herët Ambasada Amerikane në Moskë, shpalli që do të kryhet një sulm terrorist në Moskë dhe amerikanët paralajmëruan qytetarët e tyre që të qëndronin larg shesheve publike. Pala ruse i ka kërkuar amerikaneve shpjegim për deklaratën, por me sa duket që amerikanët dini këtë, nuk e kane treguar se kush do ishin terroristët./MCNTV

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne