Intervista e Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri M. Afanasiev në lidhje me sulmin terrorist në Moskë!

MCNTV: Sa është numri aktual i viktimave të sulmit terrorist në Moskë dhe si është situata me sigurinë në kryeqytet?

Ambasadori M. A.: Kërkimet në vendin e sulmit terrorist në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” vazhdojnë. Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, numri i viktimave aktualisht ka shkuar në 133 persona. Fatkeqësisht, kjo shifër nuk është ende përfundimtare, numri i vdekjeve ka të ngjarë të rritet. Sipas informacioneve paraprake, shkaqet e humbjes së jetëve kanë qenë plagët, e shkaktuara me armë zjarri, dhe helmimi me lëndë djegëse. Gjatë sulmit terroristët kanë përdorur armë automatike. Për të djegur ambientet e sallës së koncerteve ata përdorën një lëndë djegëse. Mbi 120 të lënduar janë dërguar në institucionet mjekësore në Moskë dhe rajonin e Moskës.

Në Moskë dhe qytete të tjera anembanë vendit janë anuluar ngjarjet sportive, kulturore dhe publike, masat e sigurisë janë forcuar. ISIS mori përgjegjësinë për sulmin. Çfarë mendojnë autoritetet ruse bazuar në të dhënat paraprake? Veprimet hetimore për çështjen penale të sulmit terrorist në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” vazhdojnë. Organet kompetente sigurisht që do të konstatojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Vijon kontrolli i ambienteve të sallës së koncerteve dhe sekuestrimi i provave materiale teksa shërbimet e rasteve urgjente po pastrojnë rrënojat, po studiohen regjistrimet e kamerave e monitorimit dhe ka nisur puna me të prekurit në vendngjarje.

Për momentin janë ndaluar 11 persona, mes të cilëve katër terroristë, të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin terrorist. Marrja në pyetje tashmë ka filluar. Një detaj i rëndësishëm – të katër të dyshuarit u arrestuan pranë kufirit me Ukrainën, në rajonin Bryansk. Sipas FSB-së së Rusisë, kriminelët kishin kontakte përkatëse në anën ukrainase. Sulmi terrorist ishte planifikuar me kujdes. Armët ishin fshehur më parë në një vend të fshehtë.

MCN: Si reaguan në botë ndaj asaj që ndodhi?

Ambasadori M. A.: Ministria e Jashtme e Rusisë ka marrë telefonata nga vende të ndryshme të botës, nga krerë shtetesh, qeverish dhe qytetarë të thjeshtë që shprehnin ngushëllime në lidhje me tragjedinë e tmerrshme, që dënojnë me forcë këtë sulm të përgjakshëm terrorist që ndodhi para syve të mbarë njerëzimit. Ndër të parët që shprehën solidaritetin ishin presidentët e Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Bolivisë, Venezuelës, Kazakistanit, Kubës, Palestinës, Serbisë, Turqisë, kryetari i Republikës Popullore të Kinës, kryeministrat e Hungarisë, Indisë, ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Italisë, Pakistanit, Francës dhe të shteteve të tjera që dënuan këtë krim monstruoz.

Shkakton befasi reagimi i SHBA-së, e cila “nuk sheh shenja se Ukraina apo ukrainasit janë të përfshirë në sulmin terrorist në Moskë”. Nuk është e qartë se mbi çfarë bazash zyrtarët e Uashingtonit nxjerrin përfundime për pafajësinë e dikujt në kulmin e tragjedisë. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë ose kishin të dhëna të besueshme për këtë çështje, atëherë ato duhet t’i ishin përcjellë menjëherë palës ruse.

MCN: Nëse mund të na jepni një informacion të tillë, a janë forcuar masat e sigurisë në Ambasadën e Rusisë në Shqipëri?

Ambasadori M. A.: Ambasada e Rusisë në Shqipëri vazhdon të funksionojë në regjimin e mëparshëm. Në shenjë zie dhe pikëllimi për viktimat e sulmit terrorist, flamuri kombëtar në Ambasadë është ulur në gjysmështizë. Qytetarë dashamirës sjellin lule pranë ndërtesës së misionit diplomatik. Ambasada ka marrë telefonata dhe letra nga shqiptarë të thjeshtë që shprehin pikëllim dhe keqardhje për viktimat e sulmit terrorist dhe për të afërmit e tyre. U jemi sinqerisht mirënjohës të gjithë atyre që nuk qëndruan mënjanë dhe ndanë me ne dhimbjen e kësaj tragjedie të tmerrshme./mcntv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress