Berisha kundër emërimit të Gonxhes: Rama e bëri “super-ministër” me 3 portofole

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar emërimin e Blendi Gonxhes si ministër të ministrisë për Kulturën, Ekonominë dhe Inovacionin nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama.

Berisha iu drejtua mbështetësve të tij nga dritarja sërish ashtu si ka vepruar që nga vendosja e tij në arrest në shtëpi.

Berisha e cilësoi Gonxhen si “një nga hajdutët më të papërmbajtur”, ndërsa u shpreh se Rama e bëri “superministër” me 3 portofole.

Fjala e Berishës: 

 

 

Mirënjohjen më të thellë, përshëndetjet më të përzemërta për këtë protestë tuajën e cila shpreh vendosmërinë tuaj për një përballje me këtë regjim, i cili në të vërtetë po shfaros në mënyrë paqësore shqiptarët.

Me këtë regjim që arriti të vendosë në Shqipëri, pushtetin absolut të një njeriu që nuk ka interes kombëtar, shoqëror, por që ka vetëm interesa personale të pushtetit të tij dhe sojit të tij të korruptuar. Pas rrëmbimit të zgjedhjeve, Edi Rama në mënyrën më të vendosur vazhdoi në rrugën e tij të luftës së egër kundër opozitës, vazhdoi krijimin me çdo kusht të një Shqipërie pa opozitë.

Miqtë e mi, në rast se ju ndaleni për një moment dhe rikujtoni fjalorin e këtyre ditëve, të këtyre muajve dhe rikujtoni fjalorin e përditshëm të këtyre viteve të fundit, do të gjeni se dy fjalë janë më kryesoret në mediat dhe fjalorin e çdo dite. Fjala krim dhe fjala vjedhje.

Vjedhje e qeveritarëve, krimi që vret në rrugë, krimi që godet në çdo skaj të vendit, krimi që vendos në parlament, që vendos në qeveri, që vendos kudo në Shqipëri.

Pra sot ne jemi në një aleancë të pushtetit me krimin dhe krimit me pushtetit.

Kjo aleancë ka bërë që Shqipëria të rrënohet gjithnjë e më shumë. Kjo aleancë ka bërë që 6 muaj më parë në krye të rendit dhe sigurisë, të emërohej politikani më i lidhur me krimin, se çdo politikan tjetër përveç Edi Ramës. Emërimi i Taulant Ballës nga aleanca e krimit me pushtetin në krye të rendit, shënonte dorëzimin përfundimtar të rendit, sigurisë, në duart e krimit.

Ka 6 muaj në detyrë, ka arrestuar me operacione false, me dhjetëra fëmijë e adoleshentë. Asnjë ngarkesë droge, asnjë trafikant nuk është vënë pas hekurave, përkundrazi vijnë ngarkesat me kontejner, shkojnë te trafikatët dhe kthehen te policët e Ballës për t’i pirë lëngun. Kjo ndodh se krimi ka vendosur në ministri, përfaqësuesin më të shëmtuar, Taulant Ballën.

A nuk ishte ky njeriu që me dokumente u gjet se kishte shoqëruar 54 herë, Taulant Begon, Edmond Begon me siguri me çanta kokaine. Se ti të shoqërosh një njeri 54 herë jashtë vendit nuk mund të ndodhë përveç se ne lidhje me krimin.

Taulant Balla që ka sot rendin, në një nga aktet e tij më të para prishi sistemin TIMS, sepse në këtë sistem janë të stamposura gjurmët e tij me krimin, gjurmët e krimeve të Edi Ramës. Janë të stamposura qindra udhëtime të tij me avion personal, në destinacione pa asnjë mision tjetër, veçse misioneve të zeza. Në sistemin TIMS që prishi Balla janë gjurmët e vëllait të Edi Ramës, Olsi Rama që përcillte kreun e Xibrakës për në Kubë. Në sistemin TIMS janë të gjitha aktet në gjurmë të krimeve të pushtetit dhe bandave të tyre.

Miqtë e mi!

Dosja e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit ishte vendosja e krimit në krye të rendit.

Këyo ditë drejtora policie plotësuan formularin se kanë folur apo jo me Isi Capture, apo Enchrochat. Mirëpo, Taulanti në krye të tyre mbante dy dhe tre Isi Capture. Taulanti në krye të tyre ndërsente bandat kundër kundërshtarëve politikë. Taulanti në krye të tyre jepte garanci për veprat e zeza të tyre kriminale.

A nuk ishte ky person i cili u denoncua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje vetëm e vetëm se ishte i regjistruar në porosi kriminale? A nuk ishte ky person që shpërndante me Mehmet Grecën euro dhe blinte vota trafikantin e dënuar me vite për 40 kg kokainë në Londër? A nuk ishte ky person që shoferi i të cilit arrestohej me ngarkesa të mëdha droge tek 3 botet? Po pse atëherë, pikërisht Taulanti u zgjodh nga Edi Rama për të drejtuar rendin? Rastësi, jo. Detyrim dhe vetëm detyrim.

Sepse Edi Rama ka nisur karrierën e tij politike mbi krimin. Sepse Edi Rama vazhduar karrierën e tij politike i bazuar në krimin. Sepse Edi Rama fitoren zgjedhore ua detyron bandave dhe krimit. Sepse Edi Rama parajsën e tij e ka ndërtuar mbi paratë e drogës dhe të krimit.

Të dashur miq!

Aleanca e pushtetit me krimin njohur këto dy ditë një moment tjetër kulmor. Një bajloz i vjedhjes, një nga hajdutët më të papërmbajtur të Shqipërisë, Blendi Gonxhe shpallet super ministër me tre portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, cilido që u kujtohet çift i 20% Rama-Gonxhe, nuk ka harruar vjedhjet e mëdha që përmbyti Tiranën të Gonxhes së bashkisë.

Gjatë këtyre viteve Blendi Gonxhe u dallua mbi të gjitha për vjedhje më të papërmbajtura. Pas Edi Ramës dhe Erion Veliajt ai është hajduti i tretë më i madh i kombit shqiptar. Dhe tani, Ekonomia, Kultura, Inovacioni i dorëzon në duar një personi që di para së gjithash dhe mbi të gjitha të vjedhë dhe vetëm të vjedhë.

Miqtë e mi!

Sot në Tiranë, në Shqipëri, jashtë saj janë me qindra, mijëra shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Europës dhe botës, në ekonomi, financë, inovacion.  Po si ka mundësi, si mundet që ekonomia ti dorëzohet një njeriu që ka profesion të vetëm, vjedhjen.

Si mundet që kultura e kombit që për çdo vend përbën një shtyllë esenciale të ekzistencës kombëtare, t’i dorëzohet një njeriu që ka për profesion vetëm hajninë. Si mundet që inovacioni t’i dorëzohet një njeriu që meritë të vetme ka vjedhjen e tmerrshme me tenderat me drejtoreshën e AKSH-it. Janë rastësi këto? Jo nuk janë rastësi. Ky është kodi i Edi Ramës.

Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të firmosë, vjedhjen, përvetësimin e pasurive kombëtare të shqiptarëve. Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të vejë në kontroll të plotë të gjithë sistemin digjital ta përdorë për qëllime të tij dhe familjes së tij.

U ndala sonte në këto momente të cilat në pamje të parë, janë thjesht emërime ministrash. Në të vërtetë jo, janë kulme të zeza të aleancës së pushtetit me krimin që ka vendosur sot mbi shqiptarët dhe Shqipërinë, diktaturën e krimit, diktaturën më të keqe, siç thonë studiuesit mes disa llojeve të diktaturave.

Dëgjova me sjumë keqardhje dhe interes fjalët të mbajtura në këtë protestë për sulmet e fundit ndaj profesioneve të lira. Ky sulm, ju garantoj ju është një sulm i qëllimshëm për shaktërrimin e mëtejshëm të qënies shqiptare. Çfarë janë këta 30 mijë të rinj, të reja, burra dhe gra? Të gjithë këta janë infrastruktura e shërbimeve ndaj qytetarit. Me goditje që iu dha Edi Rama kërkon t’i largojë me çdo kusht nga Shqipëria, siç largoi mjekët.

Sot ne jemi ndën vitin 1960 në mjek për frymë. Largojmë dhe avoketërit, largojmë dhe stomatologët, largojmë të gjithë profesionisët dhe pastaj çfarë mbetet? Mbetet të marrin plaçkat dhe të ikin të gjithë. Dhe këtu të shndërrohet, të sundojë vetëm droga, krimi, krimi dhe droga.

Të dashur qytetar dhe qytetare!

Nga kjo rrugë, nga oratorët e saj ju dëgjoni vetëm të vërteta, të cilat në tërësi i dini. Por ato janë një thirrje, një thirrje zemre për të gjithë ju që të dalim nga indiferenca dhe të ngrihemi fuqishëm për të shpëtuar veten, fëmijët tanë, të ardhmen e tyre dhe Shqipërinë. Edi Rama mblodhi të fundit hajdut që kishte dhe e solli në qeveri.

Sot në kabinetin e tij kemi Belindën, zotin Biftek, keni Gonxhen. Ju garantoj se pas 6 muajsh do të keni Olsin, Lindën, baxhanakun dhe gjithçka merr fund.

Ndaj të ngrihemi qytetarë, në lartësinë e idealeve tona. Të ngrihemi në lartësinë e të vërtetave që njohim. Të ngrihemi në mbrojtje të vërtetave, se nënshtrimi nuk është vetëm poshtërim, por është shkatërrim çdo ditë e më shumë.

Demokrate e demokratë!

Kjo është gjendja dhe të gjithë presin nga ju, presin nga ne t’i prijmë betejës pa kthim. Të gjithë presin me të drejtë të ngrihemi në mosbindje civile. Asnjëri nga ne nuk ka të drejtë të qortojë tjetrin se nuk po lëviz.

Secili nga ne duhet të shtrojë pyetjen se çfarë po bëjmë ne, për të bindur fqinjin tonë, mikun tonë, shoqen tonë, shokuntonë, fëmijët tanë për t’u angazhuar në këtë betejë epike, në këtë mision historik, për t’u angazhuar në këtë kthesë të madhe në të cilën ne se bashku do të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e re e aleancës së pushtetit me krimin.

Duke ju falënderuar me mirënjohen më të thellë, duke shprehur besimin tim të madh se të vërtetat që mbrojmë ne nuk ka forcë në botë që ti pengojë pa triumfuar.

Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë. Ftoj të rinjtë shqiptarë, çdo të ri, çdo të re t’i përgjigjet shansit historik. Në moshën e tyre, Shqipëria u jep atyre mundësinë, iu jep shansin të regjistrojnë përjetë veten e tyre në radhën e atyre që përmbysën një diktaturë, që i rikthyen lirinë vendit tyre. Iu bëj thirrje intelektualëve shqiptarë, kurrë mos harroni se interesi publik është thelbi i vërtetë i çdo intelektuali.

Kurrë mos harroni, se profesioni është zanat, kurse intelektuali ngrieht si vigan me thelbin e tij për të mbrojtur interesin e qytetarëve të tij. Iu bëj thirrje biznesmenëve, angazhohuni në këtë betejë pa kthim, përdorni qepenat tuaj për t’i dhënë grushtin e merituar regjimit.

Bashkohuni me ne sot, se nesër përndryshe ju pret falimentimi. Iu bëj thirrje fermerëve të ngrihen në mbrojtje të interesave të tyre, të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre, në mbrojtje të grabitjes, të plaçkitjes nga kjo bandë në pushtet që nuk ka ligj as moral.

Së fundmi, këtu ka dritë, këtu ka shpresë. Në Surrel ka errësirë. Edi Rama struket, struket dhe çdo natë më shumë struket. Edvin nuk ke të ardhme! Edvin, je i pashpresë!

Rrofshi ju! Rroftë Shqipëria! Rroftë Partia Demokratike, opozita shqiptare./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne