Shënohen përleshje intensive mes forcave izraelite dhe grupeve palestineze në veri të Gazës

Pas një pauze për një kohë, përleshje të ashpra janë shënuar sërish mes forcave izraelite dhe grupeve të rezistencës palestineze në veri të Rripit të Gazës nën bllokadë. Konfliktet intensive që janë paraqitur në lindje të rajoneve Beit Hanoun dhe Jabalia në veri të Rripit të Gazës, vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.

Tanket izraelite kryen goditje të rënda ndaj zonave në lindje të rajoneve Jabalia dhe Beit Hanoun. Edhe avionët luftarakë izraelitë kanë kryer bombardime intensive në rajon. Nga zonat e konfliktit u vërejt tym i dendur.

Sulmet ishin pakësuar me tërheqjen e forcave izraelite në zonat kufitare nga rajonet e gjera në veri të Rripit të Gazës. Përleshjet thuhet se janë shënuar për herë të parë prej më shumë se një jave në veri të Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari ka thënë se vendi i tij ka hyrë në “një fazë të re dhe më pak intensive” në pushtimin e Rripit të Gazës nën bllokadë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne