Berisha në “betejë” me SPAK, kërkon heqjen e masës së sigurisë

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, vendosur nga SPAK. Seanca për masën e sigurisë së Berishës do të shqyrtohet gjatë ditës së sotme, në orën 15:00.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.

 

 

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne