“Berisha nuk ka marrë njoftim për vendimin”, avokati i Berishës: Ngërçin ta zgjidhin ata që e kanë krijuar

Genc Gjokutaj, i cili u prezantua sot në GJKKO si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Berisha tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore.

Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim ai nuk është pjesë e procesit.

Sipas tij ky “ngërç procedural” duhet të zgjidhet nga gjykata.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne