Kryeministri palestinez, Shtayyeh: Izraeli po zhvillon “luftë gjenocidale” në Gaza

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh tha se Izraeli po zhvillon një “luftë gjenocidale” në Gaza kundër popullit palestinez.

Duke folur në mbledhjen javore të kabinetit qeveritar në Ramallah, Shtayyeh tha se prioriteti i tyre është “të ndalojnë luftën dhe agresionin, të mundësojnë hyrjen e materialeve humanitare në Gaza, të mbrojnë civilët dhe të ndalojnë zhvendosjen e detyruar”.

Ai i cilësoi sulmet e Izraelit si “gjenocid”. “Ajo që bën Izraeli është luftë gjenocidale. Kjo luftë kryhet nga një makineri kriminale me mentalitet barbar, kolonial që dëshiron të vrasë, të torturojë të pafajshmit dhe fëmijët, të bombardojë xhamitë dhe kishat”, tha Shtayyeh.

Shtayyeh theksoi se ma palën egjiptiane janë duke ndjekur çështjen e hyrjes së ndihmave humanitare nga pika kufitare Rafah, ndërsa presidenti palestinez Mahmoud Abbas, sipas tij, vazhdon kontaktet me liderët botërorë për ndalimin e sulmit ndaj popullit palestinez.

Kryeministri palestinez tërhoqi vëmendjen se Izraeli ka vrarë 1.800 fëmijë, përfshirë foshnja. “Nuk do të ndalet kërkesa jonë për liri, pavarësi dhe themelimin e shtetit tonë. Krimet e kolonëve nuk do të prishin vendosmërinë në tokat tona”, tha Shtayyeh.

Duke folur për “operacionin tokësor” të Izraelit, Shtayyeh tha: “Kjo do të thotë se krimet, mizoritë, dëbimet dhe vrasjet e reja për hakmarrje do të vazhdojnë”.

Ai bëri thirrje që t’u lejohet mediave ndërkombëtare të arrijnë në Gaza dhe të dokumentojnë krimet e okupimit./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne