Berisha për protestën e të martës te bashkia: E marta po vjen, Erion Veliaj do të varet në shtyllën e turpit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e të martës para Bashkisë së Tiranës po vjen, ku nga opozita dhe shoqëria civile kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

‘E marta po vjen, Erion Veliaj kishte vrapuar si langua në Milano, por ai do të varet në shtyllën e turpit’, theksoi Berisha në protestën që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’. E marta po vjen, e marta është dita e triumfit, dita e fitores dita në të cilën Erion Veliaj duhet të varet në shtyllën e turpit të historisë.

Kishte vrapuar si langua sot në Milano, për të duk se është me parti. Por të gjithë me kriminelë e Ulusi me të gjithë që ishte aty.

Çfarë jeni ju? Mos mendoni se përmirësoni fytyrën e njëri-tjetrit kur secili jeni më faqezi se njëri-tjetri.

Ora po vjen, fitorja është në duart tona.

Ajo do të na përqafojë në momentin kur ne të marrim fatin në duart tona.

Kur të marrim fatin e Tiranës në duart tona.

Kur të marrim fatin e Shqipërisë në duart tona.

Kur ti dalim zot vetes, Tiranës, Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne