Kryetari i Partisë Demokratke, Sali Berisha është shprehur se Skapi i partisë amniston Edi Ramën, Erion Veliajn, Engjël Agaçin, qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë. Në fjalën e tij përpara protestuesve, Berisha ka deklaruar se nga 110 mandate arresti që SPAK lëshon, 90 ja mbathin sepse njoftohen para se të firmosen.
“Ju jeni pararendës të revoltës së madhe popullore me të cilën shqiptarët që duan lirinë, duan Shqipërinë vend të lirë, që duan dinjitetin e çdo shqiptari dhe kombit në tërësi, që duan që shqiptarët të votojnë të lirë, duhet të ndërmarrin për të përmbysin këtë regjim, një minutë e më parë dhe për të kaluar në qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme.
Miqtë e mi! Çdo ditë mediat publikojnë të dhëna për vjedhje të dhjetëra, qindra, por edhe miliarda euro nga paratë e buxhetit të shtetit, nga pasuritë publike të shqiptarëve, nga Edi Rama, klani afër tij, nga qeveritarët qendror dhe vendor, nga shtëpitë e mafias qeveritare, mafiozët në të 4-anët e vendit. Çdo ditë organizata kriminale e kryesuar nga Altin Dumani që quhet Skapi i partisë, amniston këta bastardë, kriminelë që tallen në mënyrën më cinike me shqiptarët.
Nga njëra anë amnistojnë Edi Ramën, Erion Veliajn, Lubi Ballukun, Engjël Agaçin, qeveritarë, zyrtarë të tjerë. Nga ana tjetër për të mashtruar shqiptarët lëshojnë, firmosin, mandate kallpe. Nga 110 mandate arresti, 90 ja mbathin sepse njoftohen para se të firmosen, sepse paguajnë për tu njoftuar. Sepse kurrë nuk ka patur Shqipëria një institucion më famëzi, më kriminal se Skapi i partisë.
Kjo organizatë kriminale është shndërruar në një mburojë të krimeve të tmerrshme qeveritare, të vjedhjeve të tmerrshme të Edi Ramës dhe klanit të tij, Edi Ramës dhe familjes së tij. Erion Veliajt dhe klanit të tij, Erion Veliajt dhe familjes së tij,” tha Berisha./Tpz