Berisha tregon kush qëndron prapa inceneratorëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas inceneratorëve qëndron sekretari i përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi.

Berisha theksoi se fillimisht ka menduar se truri i djegësve ishte Arben Ahmetaj, por sipas tij u faktua se “ishte Agaçi, kishte nuhatje të tmerrshme për mafien e plehrave.”

“Fakti që u ndërtuan këto inceneratorë parashikonte importin e plehrave nga Itali dhe me 100 dollarë tonin”, u shpreh ish-kryeministri.

Sali Berisha: “Nuk ka hajdut më të specializuar se Arben Ahmetaj. Ka qene i vetëdijshëm për këtë që po ndodhte. Gjithnjë kam pasur dilemë në mendjen time, kam menduar se ishte Ahmetaj truri i djegësve.

E kam ndjekur këtë çështje. Por ruaja prapë një rezervë sepse gradualisht konstatoja veprime që ai nuk kishte fuqi t’i bënte. Ai që kishte nuhatje të tmerrshme për mafien e plehrave ishte Agaçi.

Mendoja Ahmetaj, por provohet Agaçi. Fakti që u ndërtua këto inceneratorë parashikonte importin e plehrave nga Itali dhe me 100 dollar tonin.

Ahmetaj nuk ndjen përgjegjësi për mosveprimet e tij, e bëj përgjegjës për këtë. Ka kundërshtuar 3 herë me shkrim shkresën e Veliajt për inceneratorin, herën e 4 ka thënë “no coment”. Ligji kudo që shkelet është për ministrin, pra Ahmetaj nuk është. Truri është Rama-Agaçi.

Dënohesh për mosveprim. Nuk ka diskutim që është tipike e dirigjuar kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Nëse do të merresh me faktin penal, edhe që duhet merresh, atëherë ti shkon tek piramida që ka në krye Edi Ramën se çfarë ndodh me copëtimin rrezikon çdo gjë hetimi, rrezikon që këta 200 milionë euro jo vetëm të mos rikuperohen por të na marrin edhe 200 milionë të tjerë.

Në ligjin e vendit dhe ndërkombëtar çdo vepër që ndërtohet mbi korrupsion konfiskohet. Nuk ka mbrojtje nga arbitrazhi ndërkombëtar.”/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne