BERZH ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2021, nga 12 % në 4.5 %

Përkeqësohet ndjeshëm vlerësimi për ecurinë ekonomike në Shqipëri. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar raporin për rritjen ekonomike i cili i qëndron parashikimit të bërë më herët për një tkurrje prej 9% përgjatë 2020.

Por situata paraqitet shumë e zymtë sidomos për vitin e ardhshëm ku pritej një boom i ekonomisë i ndikuar edhe nga procesi i rindërtimit. BERZH ka ulur në mënyrë drastike parashikimin nga një rritje 12% në 4.5%.Turizmi duket se është sektori më problematik i cili kontribuon me më shumë se një e pesta e PBB-së së vendit.

Sipas Unionit të Turizmit, gjatë sezonit të verës janë anuluar rreth 5 milion qëndrime brenda natës. Po ashtu shqetësuese është situata sidomos për nivelin e eksporteve të cilat në total pësuan një ulje me 17% ndërsa goditja më e fortë e tregtisë me jashtë.

Rënia më e madhe ka qenë kundrejt Italisë që është partneri tregtar kryesor i Shqipërisë të cilat ranë me 40%. Remitancat ose të ardhurat që sjellin emigrantët në vend gjithashtu rezultojnë një nga shkaqet e ndikimit në tkurrjen ekonomike.

Sipas BERZH remitancat në vend u zvogëluan me gati një të pestën në gjysmën e parë të vitit 2020 kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2019, rënie ka edhe konsumi privat. Në mes të vitit 2020 borxhi publik arriti në në 80 përqind të PBB-së ose 14 përqind pikë më të larta se në fund të vitit 2019.Sipas BERZH ekonomia shqiptare do të jetë një ndër ekonomitë me tkurrjen më të fortë në rajon. Performancë më pozitive duket se do të ketë Serbia e ndjekur nga Kosova./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress