Rajoni

Besimtarët nisin të falen në xhami, respektojnë masat

Besimtarë të shumtë myslimanë sot gati pas 2 muajsh e gjysmë janë kthyer në xhamit e vendit për të falur namazet.

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë në faljen e namazit kanë marrë pjesë qytetarë të cilët të gjithë i respektuan masat e parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Masat e vendosura nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja, të cilat janë transmetuar tek ata edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Sabri Bajgora, ka thënë se hapja e xhamive është një lajm i gëzueshëm për të besimtarët myslimanë.

“Falënderimi i takon Allahut të plotfuqishëm që pas një pauze dy muajsh na mundësoi të kthehemi në xhamitë tona, duke lutur zotin e madhërishëm që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt dhe populli të jetë me shëndet e mirëqenie”.

“Sot ky ishte një lajm i gëzueshëm për të gjithë besimtarët që tu kthehen vend faljeve të tyre ku ata mund ta adhurojnë zotin pas një periudhe dy muaj”, ka thë Bajgora./klankosova

OPINIONE

INTERVISTA