Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha një gazetari: “Kjo mund të minojë atë që Trump po përpiqet të bëjë.”
”Bibi u soll si një i çmendur. Bombardon gjithçka vazhdimisht. Kjo mund të dëmtojë atë që Trump po përpiqet të bëjë”. Kështu i ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë gazetarit Barak Ravid nga faqja Axios, i njohur për kontaktet e tij të mira me qeveritë amerikane dhe izraelite, pas bombardimeve izraelite në Siri. “Çdo ditë ka diçka. Çfarë dreqin”, i ka thënë një tjetër zyrtar amerikan, duke u ankuar për kishën e goditur në Gaza javën e kaluar, çka kishte çuar Trump-in të telefononte Netanyahu-n për shpjegime. Një zyrtar i tretë ka thënë: “Netanyahu është si një fëmijë që refuzon të sillet mirë’.
Nuk është e qartë nëse presidenti Trump i ndan këto vlerësime, thekson faqja Axios. Trump ka krahasuar më parë Ukrainën dhe Rusinë me fëmijë që zihen në një park, duke shtuar megjithatë se ndonjëherë duhet t’i lejosh të vazhdojnë përpara se t’i ndalosh; dhe në rastin e Izraelit dhe Iranit, i frustrar para se të arrinin një armëpushim, ka thënë se “kanë kaq shumë kohë që luftojnë, saqë nuk e dinë më çfarë dreqin po bëjnë”.
Sulmi i Bibi Netanyahu-t ka befasuar Shtëpinë e Bardhë — të cilës i ishte njoftuar, por mesa duket jo në detaje — dhe është dënuar menjëherë nga liderët e Gjirit (Bahreini dhe Katari në vizitë te Trump javën e kaluar në Zyrën Ovale, të tjerë në telefon), por deri tani nuk ka sjellë një kritikë publike apo private nga ana e presidentit amerikan./Shqiptarja

















