Plarent Ndreca do të pranojë mandatin e deputetit, duke zënë kështu vendin e Arben Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati. Sipas informacioneve të gazetarit Ergys Gjençaj, Ndreca do ta pranojë mandatin, nën siglën e PS-së në Kuvend, ndërkohë që do të duhet të respektohen dhe procedurat siç e përcakton ligji, deri në betimin e tij.
Kujtojmë se sot Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetes, duke ia lënë vendin kështu Ndrecës, sipas listës emërore të PS për zgjedhjet parlamentare të 2021-it./BW