Biseda Erdogan-Trump, në fokus Khashoggi, FETO dhe lufta kundër terrorit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, në bisedë, krahas çështjeve dypalëshe, u shkëmbyen mendime në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, hetimi ndaj organizatës terroriste gyleniste (FETO) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veprimtaritë e luftës kundër terrorit në Siri si dhe marrëdhëniet dypalëshe ekonomike.

Erdoani i shprehu ngushëllimet Trumpit për viktimat që humbën jetën nga zjarret e pyjeve në Kaliforni.

Dy liderët janë të të njëjtit mendim në lidhje me zbardhjen e vrasjes së Khashoggi në të gjitha dimensionet dhe moslejimin e mbulimit të kësaj ngjarjeje, kurse për luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, u theksua rëndësia e për një bashkëpunim më të afërt ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në bisedë, dy liderët shprehën kënaqësinë për fillimin e veprimtarive të patrullimit të përbashkët në kuadër të hartës rrugore të Menbixhit dhe biseduan për përfundimin sa më parë të procesit).

Presidenti Erdoan shprehu edhe pritshmërinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’u japin fund ndihmave ndaj zgjatimeve të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Dy liderët konfirmuan vendosmërinë për zhvillimin edhe më shumë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne