Shqiperia

Lajthit sërish protestanti Erion Veliaj, i krahason protestuesit e Unazës me pushtuesit fashistë

Pasi i etiketoi si ‘shpellarë’ protestuesit te zona e Astirit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, rrëshqet në një tjetër deklaratë të rëndë. Sot gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e përkujtimit të clirimit të kryeqytetit, Veliaj i krahasoi protestuesit me pushtuesit fashistë.

“Hera e parafundit që u dogjën goma në derën e Bashkisë së Tiranës ishte 17 nëntor 1944, kur trupat që po largoheshin dogjën qytetin dhe shkaktuan dëmet e fundit që mund t’i bënin Tiranës. Hera e fundit që u dogjën goma para Bashkisë së Tiranës ishte pardje, pas 74 vitesh, jo nga armiku, jo nga pushtuesi, jo nga zaptuesi, por nga ne vetë. Ndaj them se ky është një moment reflektimi. Jemi pjesë e NATO-s, gjasat që dikush të na pushtojë, të na pengojë, të na sabotojë janë shumë të vogla nga të huajt, por vetë mund ta bëjmë. Ne sot e kemi në dorë edhe të mirën edhe të keqen, e kemi në dorë edhe ta shkatërrojmë edhe ta ndërtojmë Tiranën; edhe t’i vëmë zjarrin Tiranës, edhe ta bëjmë lule Tiranën; edhe të modernizohemi, edhe të bëjmë hapa mbrapa”, deklaroi ai.

OPINIONE