Bisedë telefonike Erdogan-Trump; konfirmojnë takimin në Shtëpinë e Bardhë, më 13 nëntor

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, dy liderët biseduan gjithashtu për zhvillimet rajonale dhe çështjet bilaterale.

Kreu i shtetit turk deklaroi në “Twitter” se me homologun amerikan realiuoi një bisedë telefonike “të frytshme”, të fokusuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

“Gjatë bisedës ne diskutuam hapat që do të ndërmarrim në shumë fusha, sidomos në luftën kundër terrorizmit dhe në objektivat tregtare ndërmjet vendeve tona. Unë besoj se thirrja telefonike që kemi bërë sot, do të ketë rezultate të dobishme për marrëdhëniet tona bilaterale dhe çështjet rajonale gjatë vizitës sonë në SHBA, më 13 nëntor”, shtoi Erdogan.

Kurse presidenti amerikan bëri me dije – gjithashtu në “Twitter” – se pati një bisedë telefonike shumë të mirë me Presidentin Erdogan.

“Ai më njoftoi se ata kanë kapur shumë luftëtarë të DAESH-it, për të cilët u raportua se ishin arratisur gjatë konfliktit, duke përfshirë bashkëshorten dhe motrën e vrasësit terrorist Al-Baghdadi”, tha Trump duke iu referuar liderit të vrarë organizatës terroriste DAESH.

Abu Bakr al-Baghdadi hodhi veten në erë gjatë një sulmi më 26 tetor nga forcat amerikane në provincën Idlib të Sirisë.

Turqia konfirmoi të mërkurën më herët se ata kishin kapur gruan dhe motrën e kryeterroristit të vrarë të DAESH-it.

Presidenti amerikan theksoi me homologun turk trajtuan po ashtu kufirin me Sirinë, zhdukjen e terrorizmit, YPG/PKK-në dhe çështje të tjera.

“Mezi presim që ta shohim Presidentin Erdogan të mërkurën tjetër, më 13 nëntor, në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi Trump në rrjetin social./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne