Turqia kundërshton vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme

Turqia hodhi poshtë vendimin e Izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja të paligjshme në territoret e okupuara palestineze.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se miratimi i vendimit të Izraelit për të ndërtuar 2 mijë e 342 vendbanime të reja të paligjshme në territoret e okupuara palestineze është një tjetër shembull i qartë i politikës së Izraelit për të ndryshuar strukturën demografike të rajonit.

Në komunikatë bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i miratimeve për ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme në vitin 2019 ka shënuar rritje prej gati 50 për qind në krahasim me të dhënat e vitit 2018 dhe se ky fakt është dëshmi e qartë e qëllimit të Izraelit për të shkatërruar vizionin për një zgjidhje me dy shtete

“Turqia hedh poshtë këtë vendim të paligjshëm të Izraelit, i cili vazhdon të shkelë të drejtat themelore të palestinezëve duke injoruar me tallje ligjin ndërkombëtar, ndërsa edhe njëherë i bëjmë thirrje gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare për t’i përmbushur përgjegjësitë e tyre për të kundërshtuar shtypjen dhe okupimin e popullit palestinez”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne